Loading…
ATK fillon masat: Konfiskon mbi 1 milion europ pasuri
  • 08/04/2019 | 15:02

ATK fillon masat: Konfiskon mbi 1 milion europ pasuri

Administrata Tatimore e Kosovës ka ndërmarr veprime ligjore ndaj të gjithë tatimpaguesve, të cilët kanë obligime tatimore të pa shlyera duke konfiskuar mbi 1 milion euro pasuri, transmeton Gazeta Metro.

ATK, përmes një komunikate për media njofton se nga aktivitetet e zhvilluara është konfiskuar pasuria e tatimpaguesve, të cilët nuk janë përgjigjur kërkesave ligjore nga ATK, siç janë lëshimi i letër-kujtesave, dorëzimi i barrëve tatimore në kadastër, pasurin e paluajtshme, bllokimi i llogarive bankare, bllokime në Thesar dhe në Doganë, vendosja e pengut, kërkesa për ndalesë të personit përgjegjës në kufi, si dhe veprime të tjera të cilat parashihen në Legjislacionin Tatimor.

‘Vetëm gjatë muajit Mars si rezultat i mos kryerjes së obligimeve tatimore, janë zhvilluar aktivitete për konfiskimin e pasurisë së 46 tatimpaguesve, të cilët kanë pasur obligime ndaj ATK-së në vlerë 1,644,679.00 euro’, thuhet në njoftim.

Motoja e përgjithshme e punës tonë është krijimi i një mjedisi, i cili mbështet fuqishëm përmbushjen vullnetare të detyrimeve tatimore nga ana e tatimpaguesve, andaj inkurajojmë të gjithë tatimpaguesit që t’i kryejnë me kohë obligimet tatimore, në mënyrë që mos të bëhen objekt i veprimeve të mbledhjes së detyrueshme./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë