Administrata Tatimore e Kosovës po inkurajonë qytetarët që të kontaktojnë Qendrën e Thirrjeve për të lajmëruar rastet e mos-lëshimit të kuponëve fiskal dhe po ashtu ka njoftuar se qytetarëve dhe tatimpaguesve u ka ofruar vazhdimisht asistencë profesionale, shkruan Gazeta Metro.
“Përgjatë rrugëtimit të saj QTH në vazhdimësi ka shtuar aktivitetet e punës, gjithashtu çdo vit janë rritur edhe rezultatet për të gjitha aktivitetet e zhvilluara. Tatimpaguesve dhe qytetarëve iu është ofruar informacion dhe asistencë përmes telefonit për legjislacionin tatimor, deklarimin elektronik, obligimet e tyre tatimore, si dhe për shërbime dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me tatimet dhe Administratën Tatimore. Thirrje të realizuara me sukses për një dekadë janë 365,685, ndërsa vlera e pagesave si rezultat i thirrjeve kap shifrën e 22.9 milion euro.”
ATK po ashtu i njofton qytetarët se atyre mund të ju ofrojë informacione lidhur me procedura tjera që ka nën kontrroll kjo administratë.
“Veç këtyre, tatimpaguesit kanë pasur mundësin që të kontaktojnë stafin e QTH për të marrë informacione për TVSH, TAP, TAK, regjistrimin e biznesit, çregjistrimin, E-deklarimin, borxhin, deklaratat që mungojnë në sistem, arkat fiskale, gjobat e papaguara, për të denoncuar evazionin fiskal dhe shumë çështje të tjera tatimore.”, thuhet në njoftimin e tyre. /gazetametro.net