Loading…

ATK në aksion, bashkë me Policinë e Kosovës

  • 02/12/2016 | 16:42

ATK në aksion, bashkë me Policinë e Kosovës

Nga një aksion i ndërmarrë dje , nga Policia e Kosovës, me asistim të ATK-së dhe Doganës, me urdhëresë të gjykatës kompetente, janë zhvilluar kontrolle në 7 qytete (regjione) të Kosovës, te disa subjekte të lojërave të fatit,  të cilat kanë ushtruar veprimtari të paligjshme.

Gjatë këtij aksioni, i cili është duke vazhduar edhe gjatë ditës së sotme (02.12.2016), ATK ka asistuar me rreth 60 inspektor tatimor, si dhe janë kontrolluar 77 lokacione të ndryshme. Me këtë rast, në cilësi të personave të dyshuar janë arrestuar nga Policia e Kosovës 6 persona, dy prej të cilëve zyrtar të ATK-së.

Në këtë aksion, janë sekuestruar si prova materiale: 3 ruleta, 2 tavolina pokeri, 69 aparate të lojërave të fatit, 2 lojëra Keno, 2 armë, 546 fishek kalibra të ndryshme, 17 PC, 3 DVR, 9 telefona celular, 41.260 euro, si dhe dokumentacion relevant për rastin.

Administrata Tatimore do të vazhdoj edhe më tutje të mbështesë Policinë e Kosovës dhe Institucionet tjera te zbatimit të Ligjit,  në Luftimin e Krimit te Organizuar dhe Informalitetit.

ATK, bazuar në ligjet në fuqi do të ndërmarrë masa ndaj zyrtareve të dyshuar për veprime në kundërshtim me autorizimet ligjore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë