Loading…

ATK’ja konfiskon 500 mijë euro pasuri të borxhlinjve

  • 22/11/2019 | 16:25

ATK’ja konfiskon 500 mijë euro pasuri të borxhlinjve

Administrata Tatimore e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka konfiskuar pasurinë e tatimpaguesve që nuk kanë përmbushur kërkesat ligjore për pagesën e borxheve.


ATK’ja njofton se vlera e mallrave dhe pasurisë së konfiskuar është 500 mijë euro.

“Procedura e konfiskimit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është zhvilluar ndaj gjashtë (6) tatimpaguesve sipas planit paraprak, ndërsa, vlera e mallrave dhe pasurisë së konfiskuar është 500,000 euro”, thuhet në komunikatën e ATK’së.

ATK’ja ka njoftuar se përveç konfiskimit të pasurisë, aksioni në fjalë do të shtrihet edhe në mbledhjen e të gjitha gjobave mandatore, të cilat janë të papaguara.

ATK’ja ka bërë apel që të gjithë tatimpaguesit borxhlinj t’i kryejnë me kohë obligimet tatimore.

“Aksionet e ngjashme do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, andaj inkurajojmë të gjithë tatimpaguesit borxhlinj që t’i kryejnë me kohë obligimet tatimore, në mënyrë që të mos bëhen objekt i ndëshkimeve dhe i procedurave të mbledhjes së detyrueshme.

Fokusi ynë vazhdon të mbetet rritja e nivelit të përmbushjes vullnetare të tatimpaguesve, sipas Legjislacionit Tatimor të Kosovës, si dhe trajtimi i borxheve tatimore”, thuhet në komunikatë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë