Loading…

ATK’ja me njoftim të rëndësishëm për ata që s’i kanë pranuar mjetet nga Qeveria

  • 26/11/2020 | 11:10

ATK’ja me njoftim të rëndësishëm për ata që s’i kanë pranuar mjetet nga Qeveria

Administrata Tatimore e Kosovës i ka njoftuar tatimpaguesit që kanë pranuar njoftimin nga Ministria e Financave se janë përfitues të subvencioneve, se do t’i pranojnë pagesat gjatë ditëve në vijim. Por, ATK’ja ka edhe një kërkesë për ta.

Sipas këtij institucioni, disa prej tyre tatimpagues nuk kanë përditësuar të dhënat e tyre në sistemin EDI, gjegjësisht evidentimi i llogarisë bankare në sistemin EDI nuk është i saktë.

ATK’ja ka kërkuar nga ta që ta bëjnë sa më shpejt përditësimin e llogarisë bankare, në mënyrë që Thesari ta bëjë pagesën në llogarinë e tyre.

“…kërkojmë që sa më shpejt të bëni përditësimin e llogarisë bankare. Edhe nëse paraprakisht keni bërë përditësimin e të dhënave dhe nuk keni përfituar ende nga subvencionet e Qeverisë, kërkojmë që të rishikoni edhe një herë të dhënat tuaja, pasi që është konstatuar nga Thesari se llogaria bankare ose mungon ose llogaria që keni evidentuar në sistemin EDI nuk është e saktë dhe nuk është e mundur që t’ju rimbursohet ajo llogari për të përfituar subvencionet nga Qeveria”, thuhet në njoftimin e ATK’së./Gazeta Express

Komunikata e plotë:

Të nderuar tatimpagues,

Administrata Tatimore e Kosovës, ju rikujton se tatimpaguesit që kanë pranuar njoftimin nga Ministria e Financave se janë përfitues të subvencioneve, do t’i pranojnë pagesat në ditët në vijim. Mirëpo, ende disa nga këta tatimpagues nuk kanë përditësuar të dhënat e tyre në sistemin EDI, gjegjësisht evidentimi i llogarisë bankare në sistemin EDI nuk është i saktë. Kjo mund të jetë edhe pasojë që disa nga tatimpaguesit edhe pse kanë pranuar njoftimin nga Ministria e Financave nuk kanë përfituar ende nga subvencionet e Qeverisë.

Andaj, kërkojmë që sa më shpejt të bëni përditësimin e llogarisë bankare. Edhe nëse paraprakisht keni bërë përditësimin e të dhënave dhe nuk keni përfituar ende nga subvencionet e Qeverisë, kërkojmë që të rishikoni edhe një herë të dhënat tuaja, pasi që është konstatuar nga Thesari se llogaria bankare ose mungon ose llogaria që keni evidentuar në sistemin EDI nuk është e saktë dhe nuk është e mundur që t’ju rimbursohet ajo llogari për të përfituar subvencionet nga Qeveria.

Llogaria bankare që evidentoni në Sistemin EDI duhet te jetë në emër të biznesit.

Pra, nëse llogaria bankare e juaj përditësohet dhe vendoset e saktë, Thesari i Kosovës do të bëjë pagesën në llogarinë tuaj, në afatin sa më të shkurtër.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë