Loading…

Atleti që shtangu botën me gjestin e tij: Ndihmon kundërshtarin që ta përfundojë garën

  • 01/08/2020 | 14:07

Atleti që shtangu botën me gjestin e tij: Ndihmon kundërshtarin që ta përfundojë garën

Atleti i Guinea-Bissau, Braimi Sunkar Dabo ka shtangur botën me gjestin e tij gjatë garës 5000 metra në Kampionatin Botëror të Atletikës në Doha, shkruan Gazeta Metro.


Në shtator të këtij viti në kryeqytetin e Katarit, Doha, është mbajtur Kampionati Botëror i Atletikës.

Në garë ishin gjithsej 1.972 atletë nga 209 shtete, duke përfshirë 918 femra, të cilët morën pjesë në këtë eveniment sportiv që zgjati deri me 6 tetor.

Mirëpo atleti i Guinea-Bissau, Braimi Sunkar Dabo ka bërë një gjest shumë të mirë derisa ka sakrifikuar rezultatin e tij në garën e 5000 metrave në Kampionatin Botëror të Atletikës, në Doha për të ndihmuar Jonathan Bazbi që nuk kishte më forcë të përfundonte garën.

Video është bërë virale në rrjetet sociale derisa gjesti i tij ka marrë shumë lëvdata. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë