Loading…

Atletico Madrid – Juventus: Këto janë mungesat e të dy skuadrave

  • 16/09/2019 | 21:44

Atletico Madrid – Juventus: Këto janë mungesat e të dy skuadrave

Te Juventusi janë konfirmuar dy mungesa për ndeshjen ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve, kurse te Atletico vetëm një, transmeton Gazeta Metro.


Sezoni i ri në Ligën e Kampionëve fillon nesër(e martë), teksa Atletico Madrid është nikoqir në ndeshjen e parë ndaj Juventusit në Grupin D.

Miralem Pjanic ia ka dalur që rikthehet te Juventusi për këtë ndeshje, por jo edhe Douglas Costa, i cili së bashku me De Sciglion do t’i mungojnë italianëve në këtë ndeshje.

Ndërsa, te Atletico Madrid do të mungojë Borja Garces. Në dyshim mbeten Thomas Partey dhe Alvaro Morata.

Ndryshe, ndeshja mes Atletico Madridit dhe Juventusit zhvillohet në ‘Wanda Metropolitano’ me fillim prej orës 21:00./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë