Skuadra e Arsenalit ka arritur që ta shënoi edhe golin e dytë, për të kaluar për herë të parë në epërsi në ndeshjen finale ndaj Chelseas, transmeton Gazeta Metro.
Në stadiumin ‘Wembley’ të Londrës, Arsenali dhe Chelsea janë duke zhvilluar ndeshjen finale në Kupën FA.
Kapiteni i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, ka shënuar përsëri për t’i dhënë skuadrës së tij epërsinë e parë në këtë ndeshje.
Për rezultatin 2-1, sulmuesi nga Gaboni shënoi në minutën e 67’të. /gazetametro.net