Prodhuesi gjerman i automjeteve Audi do të lidhë modelet e tij të reja me semaforët në qytetin jugor të Gjermanisë në Ingolstadt duke filluar nga muaji korrik, transmeton Gazeta Metro.
Shërbimi i ndarjes së informacionit i mundëson shoferëve të përshtatin shpejtësinë e tyre për të arritur semaforin e radhës në dritë të gjelbër duke qëndruar brenda limiteve të shpejtësisë dhe duke u mundësuar shoferëve të kalojnë sa më shumë semaforë që të jetë e mundur.
Prodhuesi gjerman e ofron këtë shërbim prej dy vitesh në disa qytete amerikan si Las Vegas, Los Anxhelos dhe Uashington./gazetametro.net