Loading…

Audi RS6 Avant: Vjen me dizajn më të mirë se që pritej

  • 10/09/2019 | 16:50

Audi RS6 Avant: Vjen me dizajn më të mirë se që pritej

Audi RS6 Avant vjen me një dizajn më të mirë se që pritej, që për fansat e kësaj marke të veturave, ndoshta ky model është më i miri deri më tani, shkruan Gazeta Metro.


Kohëve të fundit, Audi RS6 Avant është shfaqur disa herë derisa testohej, ndërsa ka pasur edhe disa imazhe të shpërndara që tregonin disa pjesë të këtij modeli.

Frankfurt Motor Show ishte organizimi i zgjedhur nga Audi, për ta shfaqur nga afër këtë model të ri që është pritur gjatë prej entuziastëve. Njohësit e makinave, e kanë shikuar nga afër dhe vlerësuan se ka dizajn më të mirë se që pritej, ndërsa as përformancën nuk pritet ta ketë të dobët.

Bëhet e ditur se motori me 4.0 litra që prodhon 591 kuaj fuqi, i mundëson që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 3.6 sekonda, derisa shpejtësinë maksimale e ka të ndaluar në 250 kilometra në orë.

Duke e ditur se Audi i fshehë specifikat e fuqive, besohet se RS6 Avant, ka kapacitet edhe më të fuqishëm dhe të mirë.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë