Loading…

Audi zbulon bishën ‘Q8’, rivalin e X6’shit (Foto)

  • 08/02/2017 | 09:20

Audi zbulon bishën ‘Q8’, rivalin e X6’shit (Foto)

Gjiganti “Audi” vjen me versionin më spektakolar të 2017-ës të SUV-it 4×4 “Q8”, i cili sipas specialistëve të automobilizmit do të jetë një konkurrent i denjë i “BMW X6” në versionin e saj të ri.


Prestigjiozja gjermane “Bild”, ka publikuar disa nga fotot e modelit të ri “Q8” i cili shumë shpejt do të dalë në shitje në të gjithë autosallonet e Audi-t nëpër botë.

4w756qhighc0-bild-1

Kjo makinë i kap 100 kilometrat e para për më pak se 5,4 sekonda, ndërkohë që shpejtësia maksimale e tij arrin në 250 km/h.

Por, ajo çka është më fantastike dhe më ekonomike njëkohësisht, është fakti se makina “Q8” harxhon vetëm 2,3 litra karburant në 100 kilometra edhe për faktin se makina deri në shpejtësinë 60 kilometra përdor sistemin hibrid me bateri, çka e bënë që të kursejë shumë karburant.

Për të gjithë të pasionuarit pas këtyre super-makinave po ju sjellim këto fotografi të modelit “Q8”./gazetametro.net

3w756qhighc0-bild_

 

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë