Loading…

Audio-përgjimi dhe Duka, reagon Kryeministri Rama

  • 27/01/2022 | 23:17

Audio-përgjimi dhe Duka, reagon Kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ka komentuar debatin mes kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe Armand Dukës që kandidon për mandatin e gjashtë në krye të FSHF-së.


Pas daljes së audio-përgjimit, Rama tha se ka telefonuar Veliajn.

“Kam bërë një bisedë me kryetarin e bashkisë, pasi doli një përgjim, që nuk e kam dëgjuar, refuzoj të dëgjoj përgjime telefonash dhe çimkash, pasi janë në kontekste.

E mora ta pyes çfarë është kjo? Dhe më shpjegoi pozicionin e tij dhe bashkisë si aksioner i bashkisë, abuzimet e bashkisë, zgjedhjet jashtë çdo standardi. Më tha “ka qenë një bisedë me çunat e kalçetove”.

Dhe i thash, po mirë more për cfarë e përmend SPAK-un ti? Dhe SPAK-u nuk ka lidhje me një OJF, FSHF është një OJF. Ajo është një fjalë e dhënë në një muhabet, por SPAK nuk ka kompetencë të merret me të. E pyeta kryetarin se pashë komentet, prandaj e pyeta ku hyn SPAK-u këtu? SPAK nuk ka lidhje me këtë punë” tha ai.

Po kontrollet e Tatimeve te bizneset e Agron Dukës a ishin tendencioze? “Tatimet kanë punën e tyre dhe unë nuk merrem me këtë punë. FSHF ka statutin e vet, aksionerët e vet, bashkia e Tiranës është aksione e klubit Tirana, ka ankesa të mëdha, plus thonë kanë të dhëna për shkeljet”.

Po ai çfarë percepton? “Nuk kam ardhur të bëjë komente për futbollin” tha ai te “Open”.

UEFA dhe FIFA kanë paralajmëruar se do të vijnë në Shqipëri, po a do i presë Rama? “Po patjetër, unë i kam miq të dy ata. I pres me shumë kënaqësi”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë