Loading…

Australia do të ‘ekzekutojë’ pëllumbin që shkeli rregullat anti COVID

  • 16/01/2021 | 16:25

Australia do të ‘ekzekutojë’ pëllumbin që shkeli rregullat anti COVID

Një pëllumb që udhëtoi përtej Oqeanit Paqësor do të dënohet pasi theu rregullat e rrepta të Australisë për karantinën, transmeton Gazeta Metro.


Zogu thuhet se u zhduk gjatë një gare në shtetin amerikan të Oregonit në fund të tetorit, përpara se të paraqitej në Melburn, gati dy muaj më vonë. Por zyrtarët thonë se pëllumbi, i cili është quajtur Joe, përbën një ‘rrezik të drejtpërdrejtë të biosigurisë’ për popullatën e zogjve të Australisë dhe industrinë e pulave. Zogu do të kapet dhe eutanizohet.

Një banori i Melburnit, Kevin Celli thotë se ai e gjeti pëllumbin në kopshtin e tij të pasmë më 26 Dhjetor. ‘Ai ishte goxha i dobësuar kështu që unë shtypa një biskotë të thatë dhe e lashë atje për të’ i tha ai agjencisë së lajmeve AP.

Disa kërkime në internet e çuan Z. Celli  të zbulonte se zogu, i cili është regjistruar tek një pronar në Alabama, u pa për herë të fundit gjatë një gare pëllumbash në shtetin perëndimor të SHBA të Oregon.

Por pasi lajmi për paraqitjen e Joe bëri bujë nëpër mediume në Australi, Z. Celli u kontaktua nga zyrtarët në lidhje me kërcënimin e infeksionit. Pëllumbi nuk është kapur ende, por Departamenti i Bujqësisë, Ujit dhe Mjedisit thotë se do të duhet të shkatërrohet për shkak të rrezikut të infektimit për zogjtë vendas.

‘Pavarësisht nga origjina e tij, çdo zog i zbutur që nuk ka përmbushur statusin shëndetësor të importit dhe kërkesat e testimit nuk lejohet të mbetet në Australi’ tha një zëdhënës i departamentit në një deklaratë.

Pëllumbi Joe nuk është kafsha e parë që përballet me telashe nga ligjet e rrepta Australiane të importit të kafshëve. //gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë