Loading…

Austri: Asnjë provë ndaj shqiptarit të arrestuar për terrorizëm

  • 21/01/2017 | 23:19

Austri: Asnjë provë ndaj shqiptarit të arrestuar për terrorizëm

Të premten autoritetet austriake arrestan  një 18-vjeçar me origjinë shqiptare i cili dyshohej për planifikim të një sulmi terrorist në metronë e Vjenës.


Por një ditë më pas, ndërsa situata është qartësuar, duket se mungojnë faktet bindëse kundër të arrestuarit, raporton Top Channel.

Shtypi austriak shkruan se i dyshuari, me nënshtetësi austriake dhe origjinë shqiptare, i identifikuar si Lorenc K., u mor në pyetje gjatë natës nga hetuesit, të cilët nuk kanë folur në detaje për atë që kanë zbuluar.

Mësohet se babai i të dyshuarit jeton gjithashtu në Austri, por duket se nuk kishte dijeni për planet e mundshme të të birit. Disa avokatë të famshëm në Austri janë të gatshëm të marrin përsipër mbrojtjen e tij dhe kjo konsiderohet si një shenjë se provat kundër tij mungojnë.

Në orët e para pas arrestimit të tij, policia austriake tha se veproi bazuar në informacionet e një shërbimi të huaj inteligjent dhe pasi përgjoi të dyshuarin për disa ditë vendosi ta arrestonte.

Pas kontrollit të një apartamenti ku ai kishte qëndruar nuk u gjet asnjë mjet shpërthyes apo armë e ndonjë lloji tjetër. Hetuesit thanë se kanë gjetur disa telefona celularë.

shqiptari2

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë