Loading…

Austri, zbulohen 21 rajone të reja që paraqesin rrezik të lartë për koronavirus

  • 22/10/2020 | 23:54

Austri,  zbulohen 21 rajone të reja që paraqesin rrezik të lartë për koronavirus

Harta zyrtare COVID-19 e Austrisë kaloi ndjeshëm në të kuqe sot në mbrëmje, kur 21 rajone të reja u caktuan si zona me rrezik shumë të lartë infektimi.


Së bashku me katër rrethet, që janë shpallur tashmë zona të nivelit të lartë të rrezikut, rreth një e pesta e rajoneve të Austrisë tani duken të kuqe në hartë.

Komiteti i ekspertëve, që mbikëqyr sistemin e paralajmërimit, i vendosi ndryshimet në takimin e tij javor, pasi numri i rasteve të reja ditore COVID-19 arriti një rekord të ri prej 2 435 infektimesh, raporton ATSh.

Sistemi i koduar me ngjyra u prezantua në fillim të shtatorit dhe përbëhet nga katër nivele: jeshil, i verdhë, portokalli dhe i kuq.

Niveli i kuq përcakton zonat me numër shumë të lartë të rasteve javore në lidhje me popullsinë, me një numër të lartë të rasteve, kur origjina është e paqartë dhe kur ka pak kontroll mbi grupet e infektimit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë