Loading…

Austriaku i arrestuar në Kosovë për mashtrim: 20 vjet më parë ishte ushtar i NATO’s dhe ndërhyri për t’i ndihmuar kosovarët

  • 26/10/2019 | 23:28

Austriaku i arrestuar në Kosovë për mashtrim: 20 vjet më parë ishte ushtar i NATO’s dhe ndërhyri për t’i ndihmuar kosovarët

Austriaku i arrestuar në Kosovë për mashtrim me viza, raportohet të ketë qenë pjesë e trupave ushtarake të Austrisë, gjatë ndërhyrjes në Kosovë para 20 viteve, transmeton Gazeta Metro.


U arrestua ditë më parë për mashtrim me viza, po thotë se ai nuk e ka bërë një vepër penale të tillë, por se vetëm ka këshilluar disa kosovarë se si të marrin vizë më lehtë.

Ai po mohon çdo dyshim, teksa ka plot ankesa në drejtësinë kosovare.

“Unë këshilloj njerëz, se si të kalojnë në procesin e marrjes së një vizës. Fillimisht ndihmova disa mqi të mij, por nuk u kam amrr të holla sepse i kam shokë. Pastaj e bëra këtë si biznes që të fitoj, por unë nuk lëshoj viza, sepse ato i lëshon ambasada”, ka thënë ai.

“Unë nuk u kam premtuar asgjë atyre, të gjithë e kanë nënshkruar këtë dokument unë nuk i kam detyruar për asgjë”, shton tutje ai.

Sipas tij, policisë nuk i ka interesuar të dëgjojnë edhe pjesën e tij, por vetëm e kanë prangosur.

Ndërkaq, Klan Kosova raporton se personi në fjalë ka qenë edhe pjesë e trupave ushtarake austriake gjatë luftës në Kosovë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë