Loading…

Autobusët e Prishtinës vijnë edhe pak ditë

  • 03/05/2018 | 13:38

Autobusët e Prishtinës vijnë edhe pak ditë

Mandati i parë i Shpend Ahmetit mund të jetë shënuar me një arritje kryesore, atë të sjelljes së autobusëve të verdhë. Kryeqytetit akoma nuk i kanë ardhur edhe 21 autobusë.


Në dhjetor të vitit 2016, i pari i Prishtinës, kishte postuar në Facebook, njërin nga autobusët e verdhë nga fabrika, ndërsa kishte shkruar se do të vinin së shpejti.

“Foto nga fabrika. Taze prej furre. Coming soon…”, kishte shkruar Ahmeti, për të mos u ndalur asnjëherë duke i përmendur ata autobusë, para fushatës, gjatë fushatës, e deri në marrjen e mandatit të dytë.

Mirëpo, po bëhen gati dy vjet që nga koha e blerjes së 51 autobusëve nga kompania çeke “Iveco” e Komuna e Prishtinës po dështon të sjellë të gjithë autobusët e rinj të Trafikut Urban.

Gazeta Express ka kontaktuar të martën kryeshefin ekzekutiv të Trafikut Urban, Lulzim Rexhepaj, për të pyetur se pse akoma nuk kanë ardhur të gjithë autobusët.

Ai ka thënë se janë të vetëdijshëm për vonesën e kontingjentit të dytë të autobusëve, megjithatë 21 autobusët e verdhë vijnë në fund të majit. Ndërsa, nuk ka dhënë arsyet e shtyrjes së ardhjes së tyre, duke thënë që ka marrë detyrën e tij vetëm nga marsi i këtij viti.

Siç ka treguar shefi i Trafikut Urban, fundit i majit është një tjetër afat mes shumë sosh që komuna i kishte përmendur për dy vjet për ardhjen e 21 nga 51 autobusët që u blenë 10 milionë euro nga komuna, me hua të marrë nga BERZH.

Nga kryetari i Prishtinës, që nga fillimi i vitit 2017, ishin përmendur dhjetëra afate kohore që do të vinte vala e dytë e autobusëve.

Ahmeti disa herë gjatë vitit të kaluar kishte deklaruar se autobusët do të vinë pasi të renovohen garazhet e Trafikut Urban. Tutje, sërish në rrjete sociale, gjatë shtatorit të kaluar, kishte postuar fotografi të garazheve të rinovuara, por megjithatë ato garazhe nuk u mbushën akoma me autobusët e premtuar që nga zgjedhjet e vitit 2013, ku Shpend Ahmeti e fitoi mandatin e parë.

Ndërsa ish-kryeshefi i Trafikut Urban, Halil Mustafa, thoshte se vonesa e ardhjes po bëhet pasi komuna nuk i kishte paratë për të paguar TVSH-në për ta.

E gjendja e transportit publik në kryeqytet nuk është ashtu siç kryetari i Prishtinës në ditët e mira të tij si përdorues i madh i Facbook-ut, e paraqiste në postimet e tij ku çdo ditë u shkruante autobusëve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë