Loading…

Autobusi Ferizaj-Shtime i stërmbushur, udhëtarët pa maska

  • 07/07/2020 | 18:34

Autobusi Ferizaj-Shtime i stërmbushur, udhëtarët pa maska

Ndonëse Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar gjoba për qytetarët dhe kompanitë që nuk respektojnë masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit, kjo nuk po merret parasysh nga askush.

Në njoftimin e MSH-së për masat e reja thuhet që transporti publik do të funksionojë me kapacitet të përgjysmuar të udhëtarëve kjo që nuk është parë në një autobus të linjës Ferzaj-Shtime dhe anasjelltas.

Në një fotografi që kanë dërguar lexuesit në adresë të IndeksOnline shihet se autobusi ishte i stërmbushur e qytetarët po qëndronin edhe në këmbë vetëm për të arritur më shpejt në destinacionin e tyre, pa menduar fare për shëndetin e tyre.

Aty shihet se asnjë qytetarë as nuk po barte maskë, edhe pse bartja e tyre është obligative.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë