Loading…
Automobili elektrik: Tesla e shet Modelin 3 vetëm online
  • 01/03/2019 | 08:15

Automobili elektrik: Tesla e shet Modelin 3 vetëm online

Kjo është hera e tretë sivjet që Tesla të zbresë çmimin e Modelit 3, i cili deri para do kohe ka kushtuar 42.900 dollarë, transmeton Gazeta Metro

Kompania Tesla ka paralajmëruar shitjen e Modelit 3 me çmim prej 35.000 dollarësh me kohë të dërgimit prej dy deri në katër javë, por edhe mbylljen e shumë objekteve me shitje me pakicë anembanë botës, transmeton Gazeta Metro.

Paralajmërimi ka arritur gati tri vite pasi që drejtori Elon Musk ka premtuar shitjen e modelit më të lirë elektrik të Teslas me këtë çmim, në mënyrë që të jetë i arritshëm edhe në tregun masovik. Në tërë botën do të shitet vetëm online, deri sa shumë salone do të mbyllen.

“Rioerientimin e tërë shitjes në Internet në kombinim me shkurtimin e shpenzimeve tjera do të na e bëjë të mundur zvogëlimin e çmimit për rreth 6 për qind mesatarisht, kështu që do të arrijmë çmimin prej 35 dollarësh për Modelin 3 më herët se sa kemi pritur”, ka bërë të ditur kompania.

Kjo është hera e tretë sivjet që Tesla të zbresë çmimin e Modelit 3, i cili deri para do kohe ka kushtuar 42.900 dollarë.

Automobili e arrin shpejtësinë më të madhe prej 209 kilometrash në orë dhe përshpejtohet nga zero në 100 kilometra për 5,6 sekonda. Për 2.000 dollarë më shumë, Tesla ofron vesrionin me rreze 386 kilometra dhe shpejtësi maksimale prej 225 kilometrash në orë.

Tesla i ka varru shpresan në Modelin 3 prej 35.000 dollarësh në kohën e sprovave të mëdha për kompaninë dhe mund të vërtetojë shqetësimet e disa analistëve se kërkimi me automjetet e Teslas mund të bjerë./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 20/05/2019 | 23:38
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë