Kreu i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, në një paraqitje para mediave, pas obduksionit të trupit të Astrit Deharit, ka bërë të ditur se informacionet e para thonë se ai ka vdekur nga mungesa e frymëmarrjes, apo asfiksia.
“Sapo dolëm nga autopsia. Në këtë autopsi kanë marr pjeaë tre ekspert të mjeksisë ligore të udhëhequr nga Flamur Blaka. Ka marr pjesë edhe ni ekspertë mjeko-ligjore e EULEX-it, dhe ekspertët e jashtëm vëzhgues. U takuam pas përfundimit të autopsisë, na u falenderuam ekspertët e familjes për proces pofesional”.
“Rezultati, si informacion i parë, tregon se vdekja ka ardhur pasojë e asfiksisë, pengesave në frymëmarrje. Rezultati përfundimtar do të dal së shpejti”, ka thënë Hoxha.
Ai gjithashtu ka konfirmuar se te i ndjeri ka pasur një gërrvishje në fyt dhe në byzylyk të dorës.
Deri tani sipas Hoxhës, nuk ka të dyshuar për rastin. /gazetametro.net