Loading…

Autorët e sulmit terrorist identifikohen si dy vëllezër të lidhur me Hamasin, dalin emrat e viktimave

  • 30/11/2023 | 11:34

Autorët e sulmit terrorist identifikohen si dy vëllezër të lidhur me Hamasin, dalin emrat e viktimave

Viktimat e sulmit terrorist që ndodhi të enjten në hyrje të Jerusalemit janë identifikuar dhe ata janë Rabbi Elimelech Wasserman 73 vjeqar, Chana Ifergan 64 dhe Livia Dickman 24, transmeton Gazeta Metro.


Wasserman ishte gjykatës i rendit rabik në gjykatën e Ashdod sipas Ministrit të Shërbimeve Fetare Michael Malchieli.

Ifergan shërbeu si drejtoreshë e shkollës Beis Yaakov Bnot Hadassah në Beit Shemesh.

Ndërsa Dickman ishte rezidente në lagjen Har Nof të Jerusalemit, raporton The Jerusalem Post.

Dy terroristët të cilët kryen sulmin në Jerusalem janë identifikuar si dy vëllezër nga Jerusalemi lindor të cilët sipas shërbimit të brendshëm izraelit Shin Bet kishin lidhje me organizatën terroriste të Hamasit.

Të dytë kishin qenë të burgosur më parë për aktivitet terrorist./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë