Loading…

Autori i librit për Elvis Presley, deklaratë tmerruese: Presley ishte pedofil

  • 14/05/2019 | 18:50

Autori i librit për Elvis Presley, deklaratë tmerruese: Presley ishte pedofil

Autori i librit “Elvis Presley: “A Southern Life””. Joel Williamson ka bërë disa deklarata tmerruese për për Elvis Presleyn. Ai ka thënë mbreti i muzikës Rock ka qenë pedofil, trasnmeton Gazeta Metro.


Williamson tha se Elvis ishte  tepër i dhënë pas virgjërisë dhe takohej me vajza 15-vjeçare kur ai ishte 22 vjeç. Gjithashtu kishte gjithmonë me vete në turet e tij, një grup vajzash të moshës 14-vjeçare, të cilat i përkëdhelte, i puthte dhe i përqafonte.

Në librin Elvis Presley: “A Southern Life”, Williamson shton  se Elvis kishte një dobësi për femrat nën moshë, duke përfshirë dhe gruan e tij Priscilla. Ata janë njohur në Gjermani, gjatë karrierës së tij në ushtri, kur ajo ishte vetëm 14-vjeç.

Kur nëna e Elvis Presley-it ndërroi jetë në vitin 1958, dëshirat e tij për një shoqëri në krevat u shtuan akoma më shumë, sipas autorit të librit. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë