Loading…

Autoritetet kineze e ndalojnë ngrënien e kafshëve të egra në Wuhan, përsëri

  • 21/05/2020 | 14:56

Autoritetet kineze e ndalojnë ngrënien e kafshëve të egra në Wuhan, përsëri

Autoritetet kineze në Wuhan kanë zgjeruar ndalesën në blerjen dhe shitjen e kafshëve të egra, duke përfshirë gjuajtjen dhe ngrënien po ashtu, raportorjnë të përditshmet kineze.


Kjo ndalesë përfshin konsumimin e çfarëdo kafshe të egër që gjendet në listën e kafshëve të mbrojtura, është thënë në faqen qeveritare të Wuhan.

Koronavirusi fillimisht është raportuar në Wuhan në fund të vitit të kaluar, teksa autoritetet kanë fajësuar një treg të kafshëve të egra.

Në muajin janar, Kina ka marrë vendim të përkohshëm për shitje dhe blerje të këtyre kafshëve, ashtu sikurse kishte vepruar pas shpërthimit të SARS-it.

Një muaj më vonë, qeveria “ka ndaluar tregtinë ilegale të kafshëve të egra” dhe “ka eliminuar konsumimin e tyre për të ruajtur jetën dhe shëndetin e njerëzve”.

Mirëpo nga ajo kohë, në një numër raportimesh është thënë se kafshët e egra janë shitur sërish në Kinë dhe vende tjera.

Origjina e saktë e koronavirusit të ri ende nuk dihet saktësisht, ndonëse testet e ADN kanë gjetur se SARS-CoV-2 ka ngjashmëri me koronavirus të gjetur në lakuriqë

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë