Loading…

Autorja që fitoi Oscar, kishte bërë një dokumentar edhe për Kosovën

  • 25/02/2019 | 14:10

Autorja që fitoi Oscar, kishte bërë një dokumentar edhe për Kosovën

“Free Solo” është dokumentari që ka triumfuar në ndarjen e çmimeve “Oscar”, e që i dhuroi Elizabeth Chai e Jimmy Chin statujën e shumë lakmuar, transmeton Gazeta Metro.


Ai flet për rrugëtimin e alpinistit Alex Honnold, për t’u ngjitur pa litar në formacionin e famshëm shkëmbor “El Capitan” në Parkun Kombëtar të Yosemitit, në qershor të vitit 2017.

Regjisorët, njëkohësisht bashkëshortë, Elizabeth Chai dhe Jimmy Chin e ndoqën alpinistin në aventurën e tij dhe kaluan jo pak peripeci.

Por, emri i Elizabeth Chai është i njohur, veçanërisht në opinionin publik kosovar, pasi vite më parë ajo ka realizuar një dokumentar me titull “Një jetë normale”, që fliste për periudhën e pasluftës në Kosovë.

Dokumentari kishte të bënte me 7 të rinj nga Kosova, e përmes traumave të tyre dhe përpjekjeve për ringritje, dëshpërimit dhe shpresës, shfaqte transformimin e tyre nga fëmijë të konfliktit në udhëheqës të rinj të një shteti të ri.

“Një jetë normale” është një dokumentar intim dhe një shpjegim personal i rritjes dhe lëvizjes përtej traumës. “Një jetë normale” ka fituar madje çmimin për “dokumentarin më të mirë” në Festivalin e Filmit “Tribeca” në vitin 2003./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë