Loading…

Autostrada Kosovë – Maqedoni, dhurata më e mirë

  • 31/12/2016 | 11:50

Autostrada Kosovë – Maqedoni, dhurata më e mirë

U përurua një pjesë e autostradës “Arbën Xhaferi”, e cila lidhë Kosovën dhe Maqedoninë. Gjatë këtij përpurimi pjesëmarrës ishin presidenti i vendit Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa, dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Gjithashtu, të pranishëm ishin dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë dhe komunalë.


Presidenti i Kosovës gjatë ceremonisë së hapjes së segmentit të ri të autostradës, ka thënë se kjo është dhurata më e mirë që mund të bëjnë institucionet e shtetit për qytetarët në natën e Vitit të Ri.

“Kjo është Kosova e re që po ndërtojmë, është projekti i Kosovës evropiane, Kosovës moderne, ky është projekti që tregon se ne ëndrrat po i bëjmë realitet, idetë dhe projektet po i realizojmë. Sot Kosova është shndërruar në një model të infrastrukturës rrugore moderne në rajon”, tha presidenti Thaçi.

Ndërkaq, kryeministri Mustafa, këtë projekt e quajti si projekt të rëndësishëm për Kosovën. Gjatë ceremonisë ai uroi që kjo autostradë të përfundojë sa më shpejtë e gjitha.

Ceremonia e përurimit të autostradës po mbahet në Babush.

perurimi

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë