Loading…

Ava Max dhe Tiesto bashkojnë forcat: Publikohet kënga e tyre ‘The Motto

  • 04/11/2021 | 13:24

Ava Max dhe Tiesto bashkojnë forcat: Publikohet kënga e tyre ‘The Motto

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, do të sjellë për fansat një projekt të ri muzikor.


Ajo ka bashkëpunuar me DJ-në e famshëm botëror, Tiësto, për këngën e re, e cila quhet “The Motto”.

Kënga e plotë do të publikohet sot, ndërsa artistja me origjinë shqiptare me ndjekësit e saj në Instagram ‘trailer’-in e klipit.

Klipi duket të jetë mjaft i veçantë, në të cilin Ava Max dhe Tiësto do të vijnë me një performancë interesante të këngës së tyre më të re.

Tiësto është një nga DJ-të më të njohur ndërkombëtarë. Kjo nuk është hera e parë që ai bashkëpunon me një këngëtare shqiptare. Më herët ai ka realizuar një bashkëpunim me Rita Orën dhe Jonas Blue, të quajtur “Ritual”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tiësto (@tiesto)

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë