Loading…

Ava Max është mbesa e kësaj politikane të njohur

  • 12/05/2021 | 16:29

Ava Max është mbesa e kësaj politikane të njohur

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka treguar se këngëtarja me famë ndërkombëtare, Ava Max është mbesa e saj.


Ajo ka qenë e ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’, ku ka folur për shqiptarët që kanë arritur të korrin sukses dhe jashtë vendit.

Gjatë bisedës, Malaj tha se këngëtarja me origjinë shqiptare e cila po bën bujë në botë është mbesa e saj.

“Media të ndryshme flasin per familjet që kanë ardhur nga një shtet dhe janë bërë personalitete në fushën e muzikës. Këtë e kam dhe nga vetja ime me lidhjen që kam me Ava Maxin, se në fakt është mbesa ime realisht,” tha ajo.

Ava është një prej emrave më të njohur të muzikës në botë, e cila nuk ngurron aspak ta tregojë kudo me krenari origjinën e saj shqiptare.

Sa herë i jepet rasti në intervista të ndryshme apo edhe në rrjete sociale, Ava flet shqip, siç ka bërë edhe para pak kohësh. Këngëtarja po zhvillonte një intervistë për televizionin gjerman “ZDF Vole Kanne”.

Në bisedë e sipër me gazetaren Arta Ramadani, Ava pranoi me kënaqësi të madhe të flasë shqip.

“Si jeni të gjithë? Unë jam Amanda apo Ava Max.”- tha këngëtarja ndërsa gazetarja ia ktheu po në shqip:

“Edhe je shumë e bukur!”

“Faleminderit, unë i kam flokët të zeza, nuk i kam bjonde.”- tha Ava duke qeshur.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë