Loading…

Avdiu e quajti Granitin rrugaç, reagon ashpër Ragip Xhaka

  • 04/12/2022 | 23:14

Avdiu e quajti Granitin rrugaç, reagon ashpër Ragip Xhaka

Analistja Zana Avdiu e ka cilësuar si akt prej rrugaçi, veprimin e  Granit Xhakës, ndaj Serbisë, e ndaj kësaj deklarate ka reaguar Ragip Xhaka, babai i Granitit.


Avdiu u bë virale me një postim që e kritikonte Granit Xhakën duke e quajtur  për gjestin që e bëri në ndeshjen e Zvicrës ndaj Serbisë.

“Akti i Granit Xhakës, është për turp. Akt prej një rrugaçi. Dhe, fatkeqësia është, që asnjë nuk la pa e shpernda atë foto. Pra, zero nivel, në një shtet të tanë”, kishte shkruar Zana Avdiu.

Avdiu ishte e ftuar në emisionin “Favorit”, kjo bëri që debati të ndizej dhe babai i Granitit, Ragipi u inkuadrua në lidhje direkte.

Ai tha se Avdiut duhet t’i vijë turp që e quan Xhakën rrugaq.

“Nuk jam njeri i televizioneve e i kamerave. Jam njeri i sakrificës, i punës dhe burgjeve. Desha asaj zonjës, Zanës, t’ia përkujtoj. Një: t’i tregoj se kush jam. Ajo kurr mirret me një fjalë rrugaq, t’i vjen turp, ajo nuk e di çfarë është sporti, çfarë është krenaria. I kundërvbihet një djali që ështqë gjak shqiptari, që na bën të gjithë shqiptarëve krenar. I thotë Granitit rrugaq. Po më vjen keq si një femër me shkru një fjali. Më së pari të ma tregon fjalën rrugaq. Ndoshta prej efektit mundesh me ndodh. Asnjë fjalë nuk e dëgjova për thirrjet e Serbisë. Familja Xhaka nuk është dorëzu asnjëherë ndaj pushtuesve. Graniti uk e ka bo gjestin politik as shovinist as asgjë. Atë gjest nuk e ka bo as me fye kërkon, as me sha kërkon. Është turp i saj t’i mbrojë ato teza të Serbisë. Xhaka i tregoi botës që këta (e ka fjalën për Serbinë) na kanë dhunuar nënat tona, vajzat tona”, tha Ragip Xhaka në T7.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë