Loading…

Avdullah Hoti ia zbulon sekretet Haki Abazit: Jam i lumtur që nuk të pranuam në LDK kur na luteshe në 2018’tën

  • 26/03/2020 | 17:39

Avdullah Hoti ia zbulon sekretet Haki Abazit: Jam i lumtur që nuk të pranuam në LDK kur na luteshe në 2018’tën

Anëtari i LDK’së, Avdullah Hoti ka vazhduar polemikat me zëvendëskryeministrin në detyrë, Haki Abazit, të cilit ia ka kujtuar kohën kur ky i fundit kërkonte të bëhet pjesë e Lidhjes Demokratike, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se ai nuk i ka fajet që dështoi qeverisja me VV’në, por Haki Abazi dhe shefi i tij, Albin Kurti.

“Sa i lumtur jam qe nuk e kemi pranuar ne LDK me 2018, kur me vinte ne zyre e kerkonte te futej ne strukturat tona. Intuita ime atehere me thoshte se ky nuk eshte njeri i keq, por se nuk frymon LDK si qasje dhe diskurs politik”, ka shtuar ai.

Postimi i plotë:

Z. Abazi po nxjerr vrere ndaj meje. Po thote te paverteta me vetedije te plote, qe as zogjte e malit nuk i hane. Une nuk i kam faj qe nuk zgjati qeverisja jone e perbashket dhe ai kete e di. Fajet i ka shefi i tij, por edhe ai vete.

Ndoshta tash i kane dhene detyre te me shaje mua e LDK-ne, sic e ka pasur detyre me heret te shante Vetevendosjen e PDK-ne.

Me kedo qe kam punuar edhe nje dite te vetme une mundohem ta ruaj respektin. Por, ky nuk po me le hapesire per kete.

Sa i lumtur jam qe nuk e kemi pranuar ne LDK me 2018, kur me vinte ne zyre e kerkonte te futej ne strukturat tona. Intuita ime atehere me thoshte se ky nuk eshte njeri i keq, por se nuk frymon LDK si qasje dhe diskurs politik.
Kete te fundit e kam besuar edhe atehere, e shume me teper sot. Nderkaq, per te paren tash e mora vesh se paskam qene teper gabim, se ky qenka edhe i lig.

Eshte mire ta pyes baben e vete, dhe te turperohet pak qe pa asnje te drejte e pa asnje fakt po e shane nje mik te mire te babes se vet./gazetametro.net

Z. Abazi po nxjerr vrere ndaj meje. Po thote te paverteta me vetedije te plote, qe as zogjte e malit nuk i hane. Une nuk…

Posted by Avdullah Hoti on Thursday, 26 March 2020

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë