Loading…

Avdullah Hoti paralajmëron ‘ditë të rënda’ në dimër: Qeveria s’ka ide se me çka do të përballemi

  • 30/09/2022 | 09:43

Avdullah Hoti paralajmëron ‘ditë të rënda’ në dimër: Qeveria s’ka ide se me çka do të përballemi

Ish-kryeministri i Kosovës, tani deputet nga radhët e LDK’së, Avdullah Hoti, po vlerëson se kaosi në menaxhimin e krizës energjetike ka shkaktuar panik tek qytetarët e vendit, shkruan Gazeta Metro.


Në një shkrim në Facebook, Hoti tha se një Qeveri e përgjegjshme duhet t’i informojë qytetarët në detaje në lidhje me atë se sa pritet të jetë prodhimi i rrymës në KEK gjatë dimrit; sa duhet importuar energji; sa buxhet duhet ndarë për atë import; a mund të lidhen kontrata për blerje si dhe çështje tjera.

Sipas Hotit, Qeveria Kurti as nuk e ka idenë më të vogël se me çka do të përballet Kosova.

“Këta nuk kanë ide se me çfarë do të përballemi. Kujtojnë se me ta nis historia dhe e nisin nga e para strategjinë e energjisë. Tregojnë dogma para partnerëve ndërkombëtarë. U tregojnë japonezëve sa ka qenë rritja në Kosovë dhe i ftojnë të investojnë, por në anën tjetër në media ndërkombëtare e përmendin çdo ditë mundësinë për luftë në Kosovë. E anulojnë projektin strategjik të gazit për inate politike, i cili për tri vite do të shtonte kapacitet energjetike”, shkroi Hoti.

Më poshtë postimi i plotë i tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë