Loading…

Avdullah Hoti zbulon detaje nga bashkëqeverisja me VV’në: Kurti nuk na lejoi të mendojmë ndryshe nga ai

  • 26/03/2020 | 21:11

Avdullah Hoti zbulon detaje nga bashkëqeverisja me VV’në: Kurti nuk na lejoi të mendojmë ndryshe nga ai

Anëtari i LDK’së, Avdullah Hoti ka thënë se Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk pranonte që dikush brenda Qeverisë të mendojë ndryshe nga ai, shkruan Gazeta Metro.


Hoti në Pressing ka thënë se Kurti nuk është i mësuar me partneritet dhe se sipas tij, ai ka menduar se LDK i shërben atij.

“Kurti nuk është i mësuar, nuk e pranon partneritetin me punu së bashku, ai ka kujtua se LDK është aty me i shërby atij. Ne nuk i kemi shërby asnjëherë, askujt, e kemi mbrojtë fytyrën tonë si parti politike”, tha ai.

Tutje, Hoti ka thënë se brenda Qeverisë Kurti nuk është lejuar mendimi ndryshe nga ai.

Kujtojmë se Kryeministri Kurti dje menjëherë pas rrëzimit të Qeverisë, nënshkroi shkarkimin e Avdullah Hotit si zëvendëskryeministër./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë