Loading…

Avdyli e quan ‘qyqar’ deputetin Ukaj: Përjashtimi është pak

  • 11/07/2020 | 08:25

Avdyli e quan ‘qyqar’ deputetin Ukaj: Përjashtimi është pak

Deputeti i LDK’së Haxhi Avdyli ka reaguar pas përplasjes së në Kuvend të dy anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.


Debati sonte në Kuvend u ndërpre kur deputeti Xhavit Ukaj, iu vërsul Vjosa Osmanit, e cila si kryetare, po e drejtonte seancën. Një veprim i tillë, është i papranueshëm për Avdylin.

“Kur argumenti i shprehjes mungon, e dija për debat është e mangët, atehërë qyqarllëku muskulor tregohet me gra. Dhe atë jo vetëm ndaj një grua por kryetare e Kuvendit. Ah ku je katandisë LDK-ja ime. Përjashtimi i këtij kolegu që njihet për kêso sjellje me persona të dobët është pak, ose po bëjmë Kuvendin Teksasin e shekullit 19”, shkroi Avdyli në Facebook.

Gjithçka nisi derisa në foltore po fliste Ganimete Musliu e PDK’së. Ajo i ishte drejtuar me ‘mbylle gojën’, Fitore Pacollit të VV’së e cila i kishte replikuar.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë