Loading…

Avdyli pas akuzës së Speciales për Mustafën: Duhet shtuar se viktimat ishin pjesë e LDK’së së Rugovës

  • 15/09/2021 | 18:50

Avdyli pas akuzës së Speciales për Mustafën: Duhet shtuar se viktimat ishin pjesë e LDK’së së Rugovës

Deputeti i Listës GUXO që bën pjesë në Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes, Haxhi Avdyli, ka reaguar pasi që Prokurori i Speciales, Cezary Michalczuk, paraqiti sipas tij disa fakte që e bëjnë Salih Mustafën përgjegjeës për krimet e pretenduara të kryera gjatë vitit 1999 në Zllash.

Sipas Michalczuk, të gjitha viktimat e Salih Mustafës ishin shqiptarë dhe se sipas tij, “faji” i vetëm i tyre ishte që ishin pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Për këtë, Haxhi Avdyli ka thënë se këtu duhet shtuar se viktimat ishin pjeë e LDK-së së Ibrahim Rugovës, e sipas tij, jo të LDK-së së mëvonshme.

“Viktimat e Salih Mustafës ishin pjesë e LDK-së’. Veq duhet me shtu që ishin pjesë të LDK-së së Rugovës, e jo LDK-së së mëvonshme të tjetërsuar nga argatët e djallit”, ka shkruar Avdyli në llogarinë e tij në Facebook,

Më të fundit
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë