Loading…

Avioni super i shpejt për super – pasanikët |FOTO

  • 16/11/2016 | 10:54

Avioni super i shpejt për super – pasanikët |FOTO

Ky është shiqimi i parë në aeroplanin supersonik të udhëtarëve i përkrahur nga manjati britanik Richard Branson i cili do të jetë aeroplani më i shpejtë civil në botë.

I quajtur “Baby Boom”, aeroplani Supersonik XB-1, pritet që të bëjë fluturimin e parë testues vitin e ardhshëm, transmeton gazetametro.net.

1

Dizajnuesi pretendon se ky aeroplan do të jetë në gjendje që t`i bartë udhëtarët nga Londra në New York për vetëm 3 orë e gjysëm me një shpejtësi prej 1.451 mile apo 2.336 km në orë.

Prototipi i aeroplanit – i cili duket si një mini Concorde – është prezantuar nga kreatorët të Boom në Centennial Airport në Denver. Ndërsa vitin e ardhshëm do të kryhet testimi afër bazës Edwards Air Force në Kaliforninë jugore në partneritet me Bransons`s Virgin Galactic.

3

Manjati britanik planifikon që të blej 10 aeroplana Boom Supersonic – të cilët pritet që do të udhëtojnë 100 mile në orë më shpejt se Concorde.

Branson tha: “Një kohë të gjatë kam pasion inovacionin në hapsirën ajrore dhe krijimin e fluturakeve të shpejta komerciale”.

“Si inovator në hapsirë, vendimi i Virgin Galactic`s për të punuar në Boom ishte shumë i lehtë”.

5

Kur fillon fluturimin, aeroplani do të ketë vend për 45 pasagjerë, dhe çmimi i ulëses do të jetë mbi 4.000 funta.

Aeroplani do të fluturoj në një lartësi prej 18.000 metrave duke e shkurtuar kohët e fluturimit dhe duke mundësuar pasagjerëve të shohin lakimin e tokës. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë