Loading…

Avokatët dalin në mbrojtje të Trump: Presidenti nuk ka bërë asgjë të gabuar

  • 21/01/2020 | 09:57

Avokatët dalin në mbrojtje të Trump: Presidenti nuk ka bërë asgjë të gabuar

Avokatët e Presidentit amerikan, Donald Trump, thanë se hetimi ndaj Presidentin është një shkelje e kushtetutës së SHBA’së dhe kërkuan lirimin e tij të menjëhershëm nga Senati, transmeton Gazeta Metro.


Por nga ana tjetër, demokratët kundërshtuan ashpër ata duke thënë se Presidenti ishte angazhuar në ”sjellje korruptive, për të mashtruar në zgjedhjet e ardhshme”, dhe se Senati duhet të largojë atë nga detyra.

Gjyqi historik i fajësimit do hapet në orën 13, së pari me debat të mbikëqyrur nga kryetari i Gjykatës Supreme të SHBA’ve, John Roberts.

Trump është akuzuar se ka kërkuar ndihmë nga qeveria e Ukrainës për të ndihmuar veten e tij të zgjidhet president këtë nëntor. Ai dyshohet se ka ofruar miliona dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, dhe ka caktuar një takim me Presidentin e Ukrainës në Shtëpinë e Bardhë.
Në këmbim të këtyre favoreve, Trump kërkoi hetimin e Joe Biden, njeriut që udhëheq garën demokratike për të sfiduar Trump në zgjedhje.

Ky gjykim mund të çojë në largimin nga detyra të Presidentit Donald Trump. Rezultati i gjykimit do ishte një tronditje e madhe, por edhe fakti se Presidenti po përballet me gjyq është i rëndësishëm./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë