Loading…

Avokatët: I papranueshëm cilësimi i ish-krerëve të UÇK’së si ‘bandë kriminale’ nga ZPS

  • 29/09/2022 | 23:01

Avokatët: I papranueshëm cilësimi i ish-krerëve të UÇK’së si ‘bandë kriminale’ nga ZPS

Hedhjen poshtë të kërkesës së ish-presidentit Hashim Thaçi për lirim me kusht nga paraburgimi nga Dhomat e Specializuar të Kosovës në Hagë po kritikohet nga njohësit e punës së saj. Megjithatë, mbrojtja e Thaçit ka kritikuar ZPS-së për përdorimin e termit “Organizatë e Përbashkët Kriminale”, duke cilësuar si të pasaktë.


Edhe këtë herë, kërkesa e ish-krerëve të UÇK-së, që të gjykohen në liri nuk u morr parasysh nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Gjykatësi i Procedurës Paraprake, përfilli kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, që Hashim Thaci, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të vazhdojnë të mbahen në paraburgim.

Por, ajo çfarë ka rënë në sy është justifikimi i kërkesës nga ana Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ku e thekson rrezikun e ndikimit në dëshmitarë ndërsa ish krerët e UCK-së i cilëson si “bandë kriminale”.

Një gjë të tillë po e cilëson si të papranueshme avokati i Hashim Thacit, Gregory Kehoe, i cili ka thënë se një term i tillë nuk guxon të përdoret.

“Në mënyrë alarmante, në justifikimin e arsyeshmërisë së 22 muajve të paraburgimit të pandërprerë, ZPS-ja i referohet “rasteve që përfshijnë veprimtari kriminale të organizuar” duke cituar tre raste të GJEDNJ-së që kanë të bëjnë me persona të dyshuar si pjesëmarrës në bandat dhe grupet e organizuara kriminale. Çdo sugjerim që ky rast përfshin krimin e organizuar, ose tërhiqet paralele me rastin që përfshijnë bandat kriminale, është ai pasaktë dhe duhet të shpërfillet”, ka thënë avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe.

Reagime pati edhe nga avokatët kosovar të akredituar nga Gjykata Speciale.

Taulant Hodaj, thotë se prokuroria po vije në konstatime ende pa nisur gjykimi ndaj ish krerëve të UCK-së.

“Përdorimi i një termi të tillë nuk është një risi nga ana e Prokurorise sepse ata e kanë ngritur aktakuzën duke u bazuar në këtë forme të kryerjes së vepres penale. Ndërmarrje e përbashkët kriminale është një formë që ata pretendojnë që është kryer vepra penale që janë akuzuar. Mirëpo, prokuroria duhet të theksoj se dyshohej për këtë vepër penale e jo të konstatoj për kryerjen e veprës”, ka thkesuar Hodaj.

Ndërkohë, më i ashpër është avokati Naim Rudari.

Ai thotë se lirimi i tyre me kusht, nuk paraqete ndonjë rrezik potencial për pengim të këtij procesi dhe se përdorimi i termit “Organizatë e Përbashkët Kriminale” tentohet të njolloset lufta e UÇK-së.

“Ndërkohë, deri me tani të gjitha kërkesat e ish liderëve të UCK-së për mbrojtje në liri deri me tani janë refuzuar, ndërsa ka 22 muaj që po mbahen në paraburgim, nën akuzën për krime lufte”, është shprehur Rudari.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë