Loading…
Avokatët kundërshtojnë vendimin e Gjykatës: Nuk duan paraburgim për 4 kosovarët e kthyer nga Siria
  • 21/04/2019 | 20:39

Avokatët kundërshtojnë vendimin e Gjykatës: Nuk duan paraburgim për 4 kosovarët e kthyer nga Siria

Gjykata në Prishtinë u ka caktuar nga 1 muaj paraburgim 4 personave që u kthyen të premten nga Siria.

Ata ishin dërguar menjëherë në mbajtje derisa një i mitur ka dalë para Gjykatës të shtunën, kurse 3 persona të tjerë këtë të diel, raporton KTV.

A.M i është caktuar masa e paraburgimit nën dyshimin se ka kryer veprën penale, “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj”.

Kurse, A. K dhe V. Q, dyshohen për vepër penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”.

Për të katër personat, Prokuroria ka thënë se ishte në dijeni qysh më herët se ishin pjesëmarrës në luftën në Siri dhe ishin pjesë e grupit terrorist ISIS.

Avokatët mbrojtës kanë kundërshtuar masën e sigurisë.

Tahiri ka treguar se klienti i tij është mbrojtur në heshtje, kur është pyetur nëse u pendua për veprimet e tij.

4 ushtarët e ISIS-it ishin në mesin e të kthyerve në Kosovë nga Siria.

Mesnatën e së premtes, përmes Stambollit u kthyen 74 fëmijë e 32 gra që po qëndronin në kampet e Sirisë, në një operacion në bashkëpunim me SHBA-në.

Në mesin e fëmijëve ka edhe të tillë që kanë humbur dy prindërit në luftimet në Siri.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë