Loading…

Avokatët optimistë para vendimit në Hagë: Katërshja e UÇK’së pritet të shpallet e pafajshme

  • 15/09/2026 | 08:54

Avokatët optimistë para vendimit në Hagë: Katërshja e UÇK’së pritet të shpallet e pafajshme

Nesër pritet të zhvillohet një nga seancat më të rëndësishme të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, ku pritet të shpallet verdikti për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.


Në lidhje me atë që pritet të ndodhë gjatë seancës, avokatët Ardian Bajraktari dhe Asdren Bytyqi kanë dhënë vlerësimet e tyre në emisionin “Ora Shtatë”.

Bajraktari ka thënë se seanca mund të zgjasë rreth dy deri në tri orë, pasi përveç shpalljes së vendimit, gjykata pritet të japë edhe pikat kryesore të arsyetimit.

“Besoj se seanca do të zgjasë rreth 2 ose 3 orë, pasi pavarësisht publikimit të verdiktit, do të ketë edhe pika të caktuara të arsyetimit se mbi çfarë baze, por natyrisht do të jenë vetëm pikat kryesore, sepse pas kësaj Gjykata do ta marrë kohën e vet për hartimin e aktgjykimit”, ka deklaruar Bajraktari.

Ai ka shtuar se, pavarësisht rezultatit të procesit, pas shpalljes së verdiktit nis edhe afati për paraqitjen e ankesave apo apeleve.

Sa i përket rezultatit të mundshëm, Bajraktari ka vlerësuar se, bazuar në atë që është parë gjatë procesit, Prokuroria nuk ka arritur të argumentojë disa nga pikat kryesore të aktakuzës.

“Pritshmëritë legjitime dhe të arsyeshme, mbi bazën e asaj që kemi parë, Prokuroria nuk ka arritur me argumentu, me theks të veçantë njërën prej pikave për trafikim të organeve, e që ka mbet tani ndërmarrja kriminale, e për mendim tim nuk ka arritur ta argumentojnë për ekzistimin e një ndërmarrje kriminale”, është shprehur ai.

Sipas Bajraktarit, pritshmëria është që katër ish-krerët e UÇK-së të shpallen të pafajshëm.

Ndërkaq, Bytyqi ka theksuar rëndësinë e provave dhe standardit të vlerësimit të tyre nga gjykata.

“Në rast se mbrojtja arrin të parashtrojë fakte që në tërësi kundërshtojnë dhe dekonstruktojnë tezën e Prokurorisë, dhe e bën më të besueshme versionin e saj, pra e provon faktin që e paraqet, atëherë normal që Gjykata duhet t’ia falë besimin asaj”, ka thënë Bytyqi.

Ai ka shtuar se, në rastet kur ekzistojnë dyshime lidhur me faktet vendimtare, vendimi duhet të jetë në favor të pafajësisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë