Loading…

Avokatët: Qeveria po ndërhyn në punën e Gjyqësorit

  • 24/04/2017 | 16:14

Avokatët: Qeveria po ndërhyn në punën e Gjyqësorit

Oda e Avokatëve të Kosovës ka thënë se  Qeveria me vendimin për pezullimin e Rregullores për Caktimin e Avokatëve sipas Detyrës Zyrtare dhe Ofrimin e Ndihmës Juridike Falas po ndërhynë drejpërdrejtë në punën e Gjyqësorit.


Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli ka thënë se kjo u pamundëson avokatëve me më pak se 3 vjet përvojë pune që të merren me raste të krimeve të rënda.

“Oda e Avokatëve shpreh indinjatën me vendimin e Qeverisë e cila ka marrë për bazë nenin 44 të Ligjit të Avokatisë dhe ka pezulluar këtë rregullore. Është hera e parë që një Qeveri interferon dhe cenon pavarësinë e Odës së Avokatëve”.

Sipas Havollit, ekzekutivi përmes këtij vendimi po ndërhyn në mënyrë direkte në bashkëpunim mes institucioneve të gjyqësorit, njofton Klan Kosova.

Kreu i Odës së Avokatëve në një konferencë për media ka thënë se kërkojnë nga Qeveria që në mbledhjen e radhës të rishqyrtojë dhe më pas të tërheqë këtë vendim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë