Loading…

Avokati Berisha për tubimet e Mozzik: Dikush duhet të ndëshkohet për këtë, u rrezikuan mijëra jetë

  • 08/08/2020 | 22:38

Avokati Berisha për tubimet e Mozzik: Dikush duhet të ndëshkohet për këtë, u rrezikuan mijëra jetë

Avokati i njohur kosovar, Besnik Berisha ka reaguar rreth tubimeve që këngëtari, Mozzik, ka zhvilluar sot nëpër Kosovë në kohë pandemie, duke thënë se dikush duhet të ndëshkohet për këtë, shkruan Gazeta Metro.


Berisha ka thënë se dikush duhet ndëshkuar për këtë dështim.

Ai tutje pa thënë se Mozzik vuri në shërbim të tij të gjithë Policinë të cilët shpërfaqën servilizmin e tyre që lejuan këtë veprim.

“Sot u rrezikuam te gjithe, pleq e te ri dhe mesuam se ata qe kufizuan pjesemarrjen ne varrime dhe lejuan pjesemarrjen ne promovime, nuk meritojne te menaxhojne me pandemine. Eshte e turpshme te ndalosh varrimin e te lejosh promovimin nga i cili perfiton nje grup i vogel njerezish, e rrezikohen mijera jete”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Postimi i plotë:

Servilizem a deshtim, dikush duhet te marre ndeshkim!

Mozziku sot e vuri ne sherbim te tij te gjithe Policine dhe shperfaqi servilizmin e atyre qe lejuan kete veprim.

Sot u rrezikuam te gjithe, pleq e te ri dhe mesuam se ata qe kufizuan pjesemarrjen ne varrime dhe lejuan pjesemarrjen ne promovime, nuk meritojne te menaxhojne me pandemine.

Eshte e turpshme te ndalosh varrimin e te lejosh promovimin nga i cili perfiton nje grup i vogel njerezish, e rrezikohen mijera jete./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë