Loading…

Avokati Hoxha tregon pse rasti në Deçan s’mund të cilësohet si ‘terrorizëm’ apo ‘atentat’

  • 27/11/2021 | 10:31

Avokati Hoxha tregon pse rasti në Deçan s’mund të cilësohet si ‘terrorizëm’ apo ‘atentat’

Avokati i njohur kosovar i lëmisë penale, Asdren Hoxha, ka folur për sulmin e mbrëmshëm në Deçan ku mbetën të vrarë tre persona, duke treguar se pse i njëjti s’mund të cilësohet si  ‘terrorizëm’ apo ‘atentat’, shkruan Gazeta Metro.


Hoxha me anë të një postimi në Facebook ka thënë se këto terminologji që po përdoren janë të gabuara.

Kjo pasi që sipas tij fjala ‘terrorizëm’ është fjalë e rëndë për të cilën duhet të plotësohen shumë komponente njëkohësisht.

“Fjala”terrorizem”, eshte fjale e rende,per te cilen duhet me u plotesu shume komponente njekohesisht e jo me ja fut kot me trondite opinionin edhe me i shqetsu njerzt se mos kane hy terroristat ne Republiken e Kosoves gje qe eshte fantastike shkencore”, ka shkruar ai.

Ndërkaq sa i përket cilësimit të rastit si atentat, ai ka thënë se kjo fjalë nënkupton sulmin me armë në drejtim të marrjes së jetës ndaj funksionarëve të lartë shtetëror, dhe nuk ndërlidhet me rastin në Deçan.

Më poshtë keni postimin e plotë të tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë