Loading…

Avokati i Maradonës denoncon autoritetet shëndetësore: Ambulanca u vonua, e lanë pa përkujdesje

  • 26/11/2020 | 21:58

Avokati i Maradonës denoncon autoritetet shëndetësore: Ambulanca u vonua, e lanë pa përkujdesje

Avokati dhe miku i Diego Armando Maradonës, Matias Morla ka denoncuar autoritetet shëndetësore se e kanë lënë ish futbollistin legjendar pa mbikëqyrje mjekësore për më tepër se 12 orë dhe se ambulance ka mbërritur në vilën e tij me më tepër se 30 minuta vonesë.


Nëpërmjet rrjeteve sociale, oral bëri publik edhe denoncimin për autoritetet, duke theksuar se ky fakt nuk do të neglizhohet dhe pasojat do të hetohen deri në fund nga autoritetet.

“Ambulancës iu deshën më tepër se 30 minuta të mbërrinte në shtëpinë e tij dhe kjo është një idiotësi kriminale, Miku im u la për më tepër se 12 orë pa mbikëqyrje mjekësore, nga njerëzit e ngarkuar me atë punë”

“Ky fakt nuk do të neglizhohet dhe pasojat do të hetohet deri në fund, pasi Maradona më thoshte gjithmonë: Ti je ushtari im, vepro pa mëshirë”, shkroi Morla në rrjetet sociale.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë