Loading…

Avokati i njohur: Udhëzimi Administrativ që ndalon mbajtjen e shamisë në shkolla, është në harmoni me Kushtetutën

  • 11/08/2022 | 23:25

Avokati i njohur: Udhëzimi Administrativ që ndalon mbajtjen e shamisë në shkolla, është në harmoni me Kushtetutën

Avokati, Virtyt Ibrahimaga, ka thënë se Udhëzimi Administrativ që ndalon mbajtjen e shamisë në shkolla, është në harmoni me Kushtetutën, shkruan Gazeta Metro.


Në një shkrim në Facebook, Ibrahimaga, ka thënë se Neni 4, paragrafi 1.13 i UA nr. 06/2014 është në harmoni me Kushtetutën dhe shfuqizimi i tij do të kishte vetëm një konsekuencë dhe atë inkurajimin e prindërve me bindje fanatike fetare për t’i mbuluar fëmijët e tyre.

“Udhëzimi në fjalë është kod i mirësjelljes për shkollat fillore dhe të mesme, pra për të mitur. Arsimi i lartë është përjashtuar përmes vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen në fjalë. Ky kod përveç ndalesës për të bartur uniformë fetare ka edhe ndalesa tjera në veshje. Sistemi jonë i arsimit bazohet në vlerat e një shoqërie laike, demokratike, të lirisë, të promovimit të barazisë gjinore dhe të respektimit të drejtave të njeriut. Qytetaret vet vendosin për të drejtat e tyre, pasi që të mbirrijnë moshën madhore. Deri atëherë shteti e ka për detyrë që fëmijët t’i edukoj në frymën e rendit tonë shoqëror kushtetues; të tolerancës, evitimit të ndasive fetare, barazisë gjinore, lojalitetit ndaj rendit shoqëror demokratik si dhe frymën kulturore kombëtare”, ka shkruar ai.

Tutje avokati ka thënë se mbulesa e femrës është rregull i sheriatit dhe nuk ka të bëjë me kulturën tonë dhe me vlerat e rendit tonë shoqëror të përcaktuara me nenin 7 dhe 8 të Kushtetutës.

“Nese iniciativa ka synim mbrojtjen e të drejtave të njeriut, atëherë kjo iniciativë ka dështuar qysh në start lidhur me synimin e saj. Kjo iniciativë nuk i promovon të drejtat e njeriut. Nuk mbrohen te drejtat e fëmijëve, nëse prindi lejohet te i’a imponoj fëmijës së tij/saj të mitur mbajtjen e mbulesës/shamisë. Përmes kësaj iniciative mund të mbrohen vetëm të “drejtat” e prindërve për t’i mbuluar vajzat e tyre, të drejtat e grupeve që promovojnë diskriminim e femrave ose të drejtat e organizatave të ndryshme për të promovuar kulturën e vendeve të lindjes në Kosovë.
Fëmijët kur arrijnë moshën madhore mund tl vendosin vet, nëse dëshirojnë të mbulohen. Vlerat tona kulturore, kombëtare si dhe të Kushtetutës kanë epërsi ndaj interesit të individëve ose grupeve për të promovuar kultura dhe vlera të huaja, të cilat nuk janë në harmoni me rendin tonë shoqërorë dhe me kulturën tonë”, ka shkruar në fund ai.

Në Kosovë ka nisur një fushatë, përmes së cilës është duke u kundërshtuar Udhëzimi Administrativ që ndalon mbajtjen e shamisë në shkolla. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë