Loading…

Avokati i Popullit ngritë shqetësime rreth ngacmimeve në shkolla

  • 15/11/2016 | 15:32

Avokati i Popullit ngritë shqetësime rreth ngacmimeve në shkolla

Dhuna fizike, psikologjike, dhe ngacmimet seksuale, ishin ato që u debatuan nga fëmijët e shkollave të mesme të ulëta dhe të mesme të larta me përfaqësuesit e Zyrës së Avokatit të Popullit.

Në një njoftim të këtij institucioni thuhet se mbrojtja e fëmijëve nga dhuna mbetet sfidë e shtetit dhe shoqërisë, e cila kërkon koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë të profesionistëve dhe institucioneve gjegjëse.

Avokati i Popullit ka dhënë disa rekomandime për Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe për Ministrinë e Shëndetësisë.

Rekomandimet e Avokatit të Popullit:

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të bëjë fushata të informimit publik për të rritur ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e shoqërisë për pasojat e abuzimit ndaj fëmijëve, si dhe të promovoj në vazhdimësi metoda jo të dhunshme të edukimit dhe disiplinës;të angazhoj psikologë dhe pedagogë në të gjitha shkollat, për mbështetje dhe ndihmë të fëmijëve; të krijohen sisteme të përshtatshme për fëmijët, që të mund të raportojnë dhunën dhe të informohen për mekanizmat ku mund t`i drejtojnë ankesat; të bëhet ngritja e kapaciteteve të punonjësve arsimor, lidhur me pasojat e dhunës ndaj fëmijëve, si dhe rëndësinë e identifikimit dhe referimit me kohë të këtyre rasteve, tek autoritetet përgjegjëse.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, respektivisht Qendrat për Punë Sociale, si dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme: në pajtim me kompetencat dhe autorizimet ligjore dhe në bashkëpunim me të gjitha autoritetet tjera përgjegjëse, të ndërmarrin veprimet përkatëse për mbrojtjen dhe ndihmën e fëmijëve në nevojë, në veçanti, fëmijëve të cilët punojnë punë që rrezikojnë shëndetin e tyre, fëmijëve që mbledhin gjësende nëpër kontejnerë, fëmijëve që shesin gjësende në rrugë dhe kafene, fëmijëve që kërkojnë lëmoshë dhe të cilët mund jenë viktima potenciale të formave të ndryshme të abuzimit.

Ministria e Shëndetësisë: të zhvillojë programe trajnimi për personelin në institucionet e kujdesit parësor shëndetësor, lidhur me rëndësinë e identifikimit dhe raportimit me kohë të rasteve të abuzimit ndaj fëmijëve, si dhe pasojave ligjore që mund t’i bartin personeli shëndetësor në raste të mos raportimit; të shtojë numrin e shërbimeve të shëndetit mendor për fëmijë dhe adoleshentë në Kosovë dhe t’i fuqizojë me programe intervenuese për përmbushjen e nevojave zhvillimore, si dhe për identifikimin dhe trajtimin e hershëm të rasteve në rrezik për çrregullime psikiatrike.

Gjithashtu në njoftim thuhet se kanë filluar hetime lidhur me veprimet e institucioneve përgjegjëse për mbrojten e fëmijëve në situat rruge të cilët përballen përdrejt me rrezikun për abuzim si fëmijët që kërkojnë lëmoshë e punë të tjera.

“Kur kjo dhunë ushtrohet dhe nga edukatorë e mësuesë, që janë të thirrur të zbatojnë norma pedagogjike dhe sjellje të kujdesshme me fëmijët, e ka shtyrë Avokatin e Popullit të trajtojë ndikimin e dhunës në shëndetin dhe jetën sociale të fëmijëve dhe në formën e një Opinioni t’ua drejtojë institucioneve përgjegjëse, me qëllim të tërheqjes së vëmendjes përkitazi me ndikimin negativ të dhunës ndaj fëmijëve, si dhe rëndësinë e parandalimit të saj, duke e identifikuar, referuar dhe trajtuar me kohë”, thuhet në njoftim./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë