Loading…

Avokati i Popullit, reagon ndaj publikimit të pamjeve në rastin Dehari

  • 11/11/2016 | 18:52

Avokati i Popullit, reagon ndaj publikimit të pamjeve në rastin Dehari

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ka reaguar për publikmet e pamjeve në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Me anë të një komunikate, ai e ka quajtur  degradim të proceseve të hetimit,  publikimin e pamjeve në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

“Mosrespektimi i dhimbjes së familjes Dehari, me deklarata kontradiktore nga zyrtarë të autoriteteve shtetërore, si dhe rrjedhja dhe zbulimi i xhirimeve nga Qendra e Paraburgimit në Prizren, në kohën kur ka ndodh vdekja e Astrit Deharit, paraqesin shkelje sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, por gjithashtu janë shkelje të rënda të etikës profesionale.

Avokati i Popullit shpreh brengosjen për degradimin e procesit të hetimeve, përfshirë  komentimin e detajuar të rrethanave lidhur me rastin, të cilat cenojnë rëndë dinjitetin dhe privatësinë e familjes në këtë fazë të vështirë për ta, që paraqesin bazën e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Me këtë rast, Avokati i Popullit tërheq vërejtjen se autoritetet publike duhet të jenë të përgjegjshme përballë detyrimeve dhe përgjegjësive që kanë, në një proces hetimor dhe jo të shndërrohen në debatues dhe komentues ordiner, me faktet dhe provat e një rasti nën hetime, jashtëzakonisht të ndjeshëm dhe kompleks” thuhet në komunikatë./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë