Loading…

Avokati i Salih Mustafës me vërejtje serioze ndaj Gjykatës Speciale: Paralajmëron mocion kundër saj

  • 28/09/2020 | 17:37

Avokati i Salih Mustafës me vërejtje serioze ndaj Gjykatës Speciale: Paralajmëron mocion kundër saj

Julius Von Boné, avokat i ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafës ka bërë një paralajmërim të madh në seancën e parë gjyqësore të Tribunalit Special të Hagës. Ai ka thënë se mund ta sfidojnë Gjykatën Sepciale si institucion të drejtësisë dhe mënyrën e funksionimit të saj.


Në fjalën e tij para gjyqtarit të kësaj seance, Nicolas Guillou, avokati Von Boné ka thënë se nuk e përjashtojnë mundësinë që të dorëzojnë mocione, përmes të cilave do të synojnë ta kundërshtojnë juridiksionin dhe ligjshmërinë e Gjykatës Speciale.

Ai ka dhënë edhe vërejtje tjera, duke theksuar se ish-shefi i Inteligjencës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Salih Mustafa, ende nuk e ka parë aktakuzën e plotë, të paredaktuar, kundër tij.

“Klienti im ka marrë vetëm versionin e redaktuar të aktakuzës. Nuk e di pse janë redaktuar apo kush është përmendur në versionin e redaktuar. Kur të jetë e disponueshme na duhet. Sigurisht të gjitha këto janë shumë të reja për klientin tim, do t’i duhet njëfarë kohe për t’u përshtatur”, ka thënë avokati mbrojtës nga Rotterdami.

Salih Mustafa u arrestua javën e kaluar në Kosovë dhe u dërgua në Dhomat e Specializuara në Hagë me katër akuza që rëndojnë mbi të për vepra që pretendohet se janë kryer gjatë luftës, duke përfshirë vrasje dhe tortura.

Anëtarët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, përfshirë këtu edhe kryetarin e saj, Hysni Gucatin dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj që u arrestuan të premten, kanë deklaruar vazhdimisht se nuk e njohin Gjykatën Speciale, duke e cilësuar si gjykatë etnike.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë