Loading…

Avokati i Thaçit: Institucionet të mbikëqyrin Specialen

  • 18/05/2022 | 21:34

Avokati i Thaçit: Institucionet të mbikëqyrin Specialen

Pierre Richard Prosper, avokat i ish-presidentit Hashim Thaçi, i ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës si dhe shteteve sponsoruese të Gjykatës Speciale që ta mbikëqyrin punën e kësaj gjykate.


Prosper, në emisionin Rubikon në Klan Kosova, tha se procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është i padrejtë.

“T’i kushtohet vëmendje, të ndiqet se çfarë po ndodh. Tash për tash njerëzit nuk janë duke i kushtuar vëmendje, sepse nëse do t’i kishin kushtuar vëmendje, do ta kishin parë se procesi që po ndodh nga këndvështrimi ynë nuk është i drejtë. Të akuzuarit e Tribunalit apo Dhomave të Specializuara nuk janë duke i pranuar informacionet apo provat që janë kundër tyre. Ne kishim një incident në muajin shkurt, kur informata shfajësuese, informata që tregojnë se individët janë të pafajshëm, nuk u janë dorëzuar atyre, pra ka shumë shembuj” tha Prosper.

Prosper foli edhe për redaktimet e shumta që u bëhen aktakuzave, duke thënë se këto redaktime e vështirësojnë në masë të madhe punën e mbrojtjes, pasi në shumë raste është e vështirë në kuptohet se për çfarë bëhet fjalë.

“Ky është një nga problemet tjera, aktakuza është shumë e redaktuar, që nënkupton se ke paragrafë që nuk e identifikojnë viktimën, nuk e identifikojnë lokacionin e aktakuzës, nuk e identifikojë datën e incidentit, pra për shembull thonë: zbrazëti viti 1999, zbrazëti është abuzuar nga zbrazëti në lokacionin zbrazëti, çfarë supozohet të bësh me këtë? Ne nuk e dimë ku ka ndodhur? Kur ka ndodhur? Dhe kujt i ka ndodhur? Si supozohet që dikush të ushtrojë mbrojtje në diçka të tillë? Dhe unë ju pyes juve, i pyes të gjithë ata që janë duke i kushtuar vëmendje, a ju duket kjo e drejtë?” tha Prosper në Klan Kosov

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë