Avokati i ish-presidentit të Kosovës dhe ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Luka Misetic, ka reaguar sot pasi Gjykata Speciale ka bojkotuar raportimin e Avokatit të Popullit të Kosovës dhe ekspertëve britanikë lidhur me procesin gjyqësor në Hagë, transmeton Gazeta Metro.
Misetic ka thënë se Avokati i Popullit të Kosovës dhe Komiteti për të Drejtat e Njeriut i Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit po luajnë rol jetik në ofrimin e garancive për të drejtat e njeriut.
“E drejta për një gjykim publik është një gur themeli i jurisprudencës së të drejtave të njeriut. Mbikëqyrja nga publiku siguron llogaridhënie institucionale, duke i mundësuar publikut të monitorojë prokurorët dhe gjykatat, në mënyrë që shkeljet procedurale dhe materiale të mund të identifikohen dhe korrigjohen”, ka shkruar Misetic.
Misetic pati kritika edhe për organizatat prestigjioze si Human Rights Watch dhe Amnesty International, duke thënë se shpesh këto organizata ndryshojnë qasje në nivel ndërkombëtar dhe përfundojnë duke mbrojtur vetë institucionet, ndërkohë që në vazhdimësi mbrojnë të drejtat e të akuzuarve./gazetametro.net