Loading…

Avokati i Thaçit: Shpresojmë të sjellim lirimin e tij, të tregojmë se ai ishte i ndershëm e sinqertë

  • 31/03/2023 | 13:33

Avokati i Thaçit: Shpresojmë të sjellim lirimin e tij, të tregojmë se ai ishte i ndershëm e sinqertë

Të hënën në Gjykatën Speciale do të fillojë gjyqi ndaj krerëv të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.


Pak ditë para nisjes së gjyqit, për “Reuters” ka folur avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe.

Ai thotë se Thaçi ka sakrifikuar gjatë këtyre viteve andaj shpreson se në sallën e gjyqit do të provohet se ai ishte njeri i ndershëm e i sinqertë.

“Ky njeri sakrifikoi gjatë gjithë këtyre viteve dhe shpresojmë se ne do të jemi në gjendje ta nxjerrim atë në sallën e gjyqit dhe të tregojmë se ai ishte një njeri i ndershëm, i sinqertë dhe të sjellim lirimin e tij,” i tha ai Reuters.

Krerët e UÇK-së janë që më shumë se dy vite në paraburgim në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Ata përballen me 10 akuza për krime lufte.

Që nga ngritja e aktakuzës, atij dhe të akuzuarve të tjerë u janë refuzuar secila kërkesë për mbrojtje në liri.

Të dielën në Prishtinë do të ketë marsh në përkrahje të krerëve të UÇK-së, teksa një i tillë është organizuar edhe në ditën që nis gjykimi në Hagë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë