Loading…

Avokati Kërveshi: Aktakuza në rastin “Stenta” e kundërligjshme

  • 15/02/2017 | 17:13

Avokati Kërveshi: Aktakuza në rastin “Stenta” e kundërligjshme

Avokati i “International Medicine Hospital”, Kujtim Kërveshi, pretendon se aktakuza në rastin “Stenta” është e kundërligjshme


Kjo aktakuzë është ngritur nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, organ ky i cili, sipas legjislacionit në fuqi, nuk ka të drejtë të ngrejë aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Përpos kësaj, avokati njofton se deri në këtë faqe të procesit, Prokuroria akoma nuk ka përmbushur detyrimin ligjor të ofrimit të provave në gjuhën që e kupton pala, të cilën ai e mbron në këtë proces maratonik.

Përpos që aktakuza është e kundërligjshme, një veprim i tillë i Prokurorisë për mosdorëzimin e provave shkel edhe të drejtat e njeriut në mënyrë flagrante.

Për të gjitha këto, avokati ka njoftuar gjykatën para të cilës ka deklaruar se me mendimin e tij ligjor nuk ka bërë kundërshtimin e aktakuzës në këtë fazë, por ka tërhequr vëmendjen në një situatë anormale ligjore të kundërligjshmërisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë